Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Komedia e Ben Apollonit si ironi ndaj vdekjes shfaqet në “Dodona”

Një filozof po përpiqet të bëjë vetëvrasje, por në momentin kur i shfaqet vdekja para syve, e ndalon veprimin.

Takimi imagjinar ndërmjet filozofit dhe vdekjes është trajtuar në komedinë e titulluar “Mat”, me regji të Ben Apollonit.

Përpos ironisë për shkëputjen nga jeta, komedia që u shfaq premierë në skenën e teatrit “Dodona”, trajton edhe prapaskenat e korrupsionit në shoqëri, raporton “Express” i KTV-së.

Aktorët Brahim Basha dhe Adelina Halitjaha, kanë ndarë skenën për t’i portretizuar rolet e kësaj komedie.

Komedia “Mat” është e shkruar si homazh për regjisorët Ingmar Bergman dhe Woody Allen.