Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Komedi në teatrin “Istref Begolli” të Pejës

Me qëllim e fillova kështu, sepse këtë togfjalësh nuk e kemi dëgjuar në këtë renditje. Por dje, mbrëmë, sot në mëngjes, në drekë e pas darke, janë pëshpëritur dhe përgojuar tragjedi të rënda në Pejë: Ajo u vra, ai u vra, ai morri hak, ai rrëshqiti me veturë, e të tjera të përditshme. Madje edhe truri është mësuar dhe adaptuar me këto lloj lajmesh, e kësaj shoqërie i është amortizuar unaza e parë qafore që përkon me sensin e ndjenjës humane.

Për këtë, po shkruaj për komedinë e autorit gjerman Karl G., “Brekët”, e vënë në skenë nga regjisori Jeton Ahmetaj, nga Prishtina, prej nga e mora rrugën me dy kolegë të nderuar Luan Daka e Ekrem Xani. Shi, natë e zymtë, rruga të cilën ju e shkelni për ditë e natë me unazën e parë qafore të amortizuar - rrugë e cila do të ndërtohej për njëzetë e tetë ditë të secilit vit, aq sa i është dashur edhe regjisorit për ta shtruar këtë komedi në teatrin “Istref Begolli” në Pejë, shkruan sot Emin Halili në Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komedi konceptualisht e realizuar, ku gjesti, shprehja e mirëfilltë e karakterit e çon në këmbë spektatorin. Kjo ndodhi në Pejë. Frymoi me të njëjtët parametra, si skena, po ashtu edhe publiku...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.