Më shumë se tetë muaj pas ripërtëritjes së lejes për shfrytëzimin e pronës, kur ende as nuk janë kontaktuar të gjithë artistët që janë në listë për ta marrë një hapësirë në objektin e Kolonisë së Artistëve, bartësit e këtij projekti japin një datë tjetër për funksionalizimin e një pjese të tij.
Fundi i vitit është afati i radhës që jep Qendra e Arteve e Kosovës për t’i akomoduar artistët në atelietë e objektit, që ndodhet në fshatin Bardhosh, shtatë kilometra larg Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për t’i funksionalizuar atelietë, artistët duhet të participojnë me një shumë rreth 5 mijë euro. Marrëveshjet me ta paralajmërohen se do të bëhen nëpërmjet një aktvendimi në të cilin përcaktohet afati i shfrytëzimit dhe kushtet e tjera.
Objekti Kolonia e Artistëve në fillim ishte prezantuar si një hapësirë me afro 60 atelie, një hapësirë për një galeri arti dhe një kinotekë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kolonia e Artistëve e nisur para një dekade pret edhe 110 mijë euro
-
“Shtëpi” hap dyert për treshen e radhës në Paris
-
Galeria debuton me rezidencë, thërret artistët për Paris
-
Thirrja për projekte kulturore sivjet hapet më herët, vazhdon me programe trevjeçare
-
Projekti 200 mijë eurosh kthen punimet në lokalitetin antik