Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Koleksionuesja që përmes monedhave hulumton historinë

Një dollar amerikan që ia kishte dhuruar motra para shtatë vjetësh do të bëhej shkak që Marigona Dubovci të niste mbledhjen e monedhave dhe të kartëmonedhave të vendeve të ndryshme.

Dubovci, që jeton në Prishtinë, tashmë njihet për faktin se koleksionon monedha dhe shpesh herë ndodh që të afërmit dhe të tjerët t’i dhurojnë monedha duke e ditur këtë gjë, shkruan sot Koha Ditore.

Koleksioni i saj përbëhet nga monedha të vendeve të ndryshme gjithandej globit. E qëllim, Dubovci e ka ta vazhdojë këtë nismë dhe nëpërmjet saj të deshifrojë edhe një pjesë të historisë së shteteve të ndryshme. Dhe jo vetëm atë monetare.

Monedhat, thesare të fshehta

Dudovci (25) studente e Antropologjisë dhe Etnologjisë Kulturore në vitin e tretë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës thotë se monedhat janë thesare të fshehta në dorën e secilit njeri.

Edhe Katër monedha antike nga rajoni i Mitrovicës Shtojca për Kulturë Katër monedha antike nga rajoni i Mitrovicës

Ajo nuk i çmon ato thjesht për vlerë monetare. Numëron një sërë arsyesh sa u përket vlerave të monedhave. “Ato përveç vlerës monetare në vete bartin një histori, prezantojnë një personalitet, simbol, kulturë e gjëra të tjera”, thotë Dubovci.

“Një thënie thotë: ‘arti nuk qëndron në bërjen e parave, por në ruajtjen e tyre’, prandaj edhe unë kam zgjedhur koleksionimin e tyre”, shton ajo. Koleksioni i saj krijon një mozaik monedhash e kartëmonedhash të prodhuara në shekullin e kaluar. Dubovci është në gjendje të flasë për secilën prej tyre duke shpalosur historikun që bartin ato. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)