Një klasë në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc të Rahovecit, nuk është e zakonshme. Paralajmërimi se është ndryshe prej të tjerave nis me korridorin, në muret anësore të të cilit janë vënë fotografi të moçme. Aty synojnë të përshkruajnë historinë e shkollës e të fshatit.
Por klasa është histori më vete. Që nga viti 2006, profesori i gjeografisë, Nazmi Berisha, ka nisur punën për grumbullimin e artefakteve arkeologjike e etnologjike të kësaj pjese të Anadrinisë.
Sot në këtë hapësirë që synon të shndërrohet në muze numërohen rreth 300 sosh. Berisha, meritat nuk i mbanë për vete. Ia atribuon nxënësve, që thotë se jo vetëm që i mblodhën, por edhe ndihmuan që të mirëmbahen.
Në fakt është një mobilizim i gjithë fshatit për të ndërtuar atë me të cilën mund të krenohet jo vetëm ky fshat, por i gjithë Rahoveci. Në një bisedë për “Kohën Ditore” tregon për motivin për të mbledhur gjërat e vjetra, për artefaktet e veçanta e histori interesante që lidhen me mbledhjen e tyre. Pesë vjet më parë, kur sefte kishte shkruar gazeta, muzeu kishte pamje tjetër. Aty ishin bërë tok rreth 200 artefakte. Tash, edhe planet e synimet janë më të mëdha. Ndër to edhe ngulmi për ta zyrtarizuar si institucion muzeor, e shkolla ku gjendet kjo klasë të shndërrohet në monument./A.Krasniqi
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Sëpata e gurit e heshta të shigjetave, artefaktet e pazbuluara në Muzeun e Drenocit
-
Histori e re e artit: Në prag të një epoke të re krijuese
-
UNESCO-ja me kurs global për luftën kundër tregtisë ilegale me artefakte
-
Klasa me tre nxënës
-
Ish-ndërtesa e shkollës monument në Ferizaj vandalizohet e shndërrohet në gërmadhë