Për lashtësinë e ekzistencës së fshatit Drenoc të Rahovecit tregon ky gur, i cili gjendet në muzeun e fshatit.
Ai mendohet se ekziston që nga koha e besimit pagan, duke e bërë kështu të jetë edhe artefakti më i vjetër që ka muzeu “Anadrenisë” i këtij fshati.
Për këtë tregon edhe Nazmi Berisha, arsimtar i gjeografisë në shkollën e fshatit, i cili edhe ishte ideatori i krijimit të këtij muzeu.
“Është ky guri që është gjetur, është i besimit pagan dhe mendo që është një artefakt shumë më i vjetër se të gjitha të tjerat. Sipas besimit pagan, që e kemi një vend të shenjtë këtu bëhet një ceremoni fetare. Sigurisht ka lëvizur prej vendit dhe disa bashkëfshatarë e kanë sjellë këtu që të jetë si dëshmi për të gjithë”, thotë Berisha.
Për krijimin e muzeut, që numëron mbi 800 artefakte, ndihmuan nxënësit e po ashtu edhe fshatarët.
“Quhet muzeu “Anadrinisë”, ka filluar rastësisht gjatë orës së edukatës qytetare dhe nga ajo ditë i kam bindur nxënësit që ato pak artefakte t’i grumbullojmë dhe t’i ekspozojmë këtu. janë 850 artefakte dhe shumë fotografi të brezave të gjeneratave të fshatit tonë”, deklaron Berisha.
Gjurmëve të “shkrimit” 40 mijë vjet të vjetër
Sëpatë e gurit, heshta, një medaljon i ushtrisë spanjolle janë disa nga artefaktet që po presin arkeologët të zbulojnë për vjetërsinë e tyre.
“Në këtë klasë i kemi dy elemente, janë veshjet popullore, qeramika dhe disa gjetje shumë të vjetra arkeologjike, të cilat presin historianët apo edhe shkencëtarët që të përcaktojnë kohën dhe epokën e tyre. Është sëpata e gurit, heshta, para pak ditësh më ka ardhur edhe një prej bakri i gjetur prej një bariu duke i dhënë bagëtive, pastaj është një medaljon i ushtrisë spanjolle dhe kështu me radhë e që pres që të më dërgojnë arkeologët që të përcaktojnë vlerën, kohën e detaje të tjera”, shton Berisha.
Përveç dëshmive të kohës së gurit, në këtë muze janë grumbulluar shumë artefakte që tregojnë edhe jetesën e banorëve të fshatit.
“Ai kënd simbolizon jetën e fshatit, jetën që kemi pasur. Fshati ynë merret me blegtori dhe vreshtari dhe të gjitha veglat janë aty. Të gjitha pra kanë qenë vegla punëdore. Edhe tani merremi me përpunimin e rrushit mirëpo tani i kemi edhe bodrumet, rrushin e çojmë atje direkt dhe më pak e ruajmë për vete”, thotë Berisha
“Në këtë klasë i kemi dy elemente, janë veshjet popullore, qeramika dhe disa gjetje shumë të vjetra arkeologjike, të cilat presin historianët apo edhe shkencëtarët që të përcaktojnë kohën dhe epokën e tyre. Është sëpata e gurit, heshta, para pak ditësh më ka ardhur edhe një prej bakri i gjetur prej një bariu duke i dhënë bagëtive, pastaj është një medaljon i ushtrisë spanjolle dhe kështu me radhë e që pres që të më dërgojnë arkeologët që të përcaktojnë vlerën, kohën e detaje të tjera”, shton ai.
Këtë objekt e karakterizojnë edhe fotografitë që nga gjenerata e parë shkollore të Drenocit.
Edhe
Arkeologët në gjurmë të qytetit antik afër Manastirit
“Këtu kemi shumë artefakte të të gjitha të kohërave historike, prej kohës së gurit e deri të ditës së stome dhe secili paraqet rëndësinë e vet. Këtu ku jemi në këndin e fotografive, sepse pasi fshati ynë është djegur 100 për qind jemi munduar që të paraqesim historinë e fshatit tonë përmes shkollës. Fotografia më e vjetër këtu është e 1947-s e deri te fotografitë e ditës së sotme”, thekson Berisha.
Ai thotë se ka kërkuar edhe nga Komuna e Rahovecit që ky objekt të shpallet muze, pasi për momentin është duke operuar si organizatë joqeveritare të cilën e ka hapur vetë ai.