Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Klarinetisti që udhëton për ta zbuluar botën

Dashuria e klarinetistit holandez, Daniele Boeke, me muzikën nuk ishte e tipit “në shikim të parë”, dhe iu deshën nja 10 vjet kohë që ta kuptojë se megjithatë muzika do ta ketë përkushtimin e tij të përjetshëm. 

Në Itali ai kishte përfunduar shkollën fillore dhe të mesme të muzikës, por ende nuk e kishte pasur të qartë rrugën se si do të orientohej në muzikë. Fillimisht kishte mësuar për llojet e ndryshme muzikore dhe historinë e muzikës, shkruan sot Koha Ditore.

Jo çdo fëmijë me prindër muzikantë ndjek të njëjtën rrugë, por nëna violonçeliste e babai që luan në fyell ishin shtysa kryesore e përcaktimit të tij. Ata e kishin mësuar të luante nga pak në violonçel dhe fyell, por Boeke nuk e gjente veten tek ato. Rrugën dhe instrumentin që do t’i përkushtohej i gjeti vetë, jo me të parën, por pasi që kishte provuar disa instrumente. 

Mësimet e para në shkollë i kishte marrë për trumbetë, por thotë se nuk e ka dashur mënyrën se si mësuesi i tij ia mësonte gjërat dhe kishte pasur fat që e ka njohur vëllanë e mësuesit, i cili i binte klarinetës. 

Kështu Boeke kishte filluar të ushtrojë klarinetë që nga mosha 11-vjeçare dhe që nga tingujt, provat e gjithçka rreth instrumentit e kanë tërhequr shumë. 

“Zgjedhja mendoi se erdhi vetvetiu. Patjetër edhe me shtytjen e prindërve. Thjesht kur luaja në klarinetë vetes i thashë se dilema u zgjidh dhe e di se do t’i përkushtohem”, thotë ai. 

Në moshën 19-vjeçare ka shkuar në Holandë në konservator të muzikës, sepse i kishin thënë se atje ka një traditë më të mirë të shkollimit muzikor.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm