Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

10-vjeçarja me ambicie për balet e kitarë

Është vetëm 10-vjeçare, e të madhe e ka dashurinë për artin e baletit.

Që e vogël, Dionita Rexhepi thotë se synimet i kishte të qarta, andaj edhe nuk iu desh gjatë për të menduar zgjedhjen që do të bënte.

Në sallën e ushtrimeve, ajo shkon dy herë në javë, aty ku gjithnjë shoqërohet nga mësuesja Sabrie Spahiu.

I shoqëruar me muzikë, baleti është një gjini artistike që kërkon elasticitet e lëvizje precize.

Këto edhe ishin pikat më të vështira për 10-vjeçaren, që sallës iu rikthye pas disa muajsh, për shkak të pandemisë, transmeton emisioni “SOT” i KTV-së.

Përveç baletit, pjesë e pandashme e ditës i është bërë instrumenti i kitarës.

Edhe Hapat magjikë të Janës dhe rruga e saj në botën e baletit PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE Hapat magjikë të Janës dhe rruga e saj në botën e baletit

Në hapat fillestarë me këtë instrument, Dionita vë në pah vështirësitë që i kërkon kitara për ta mësuar, teksa pa ngurruar shfaq edhe një dashuri tjetër, atë për artin e këndimit.

Përveç angazhimeve në të tria pasionet që ka, ajo thotë të ketë përkushtim maksimal ndaj mësimeve.