Shkruan Arsim Canolli
Një zhurmë e madhe është krijuar e do të rritet deri në epilog të dialogut të ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë, dialog ky për një zgjidhje përfundimtare, e cila thuhet se do të përfshijë njohjen reciproke. Flitet për shkëmbim territoresh, por ky opsion është fort i palogjikshëm për politikën ndërkombëtare.
Ajo që mund të ndodhë, përveç tjerash, është rinegocimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, përtej Planit të Ahtisarit, për të krijuar një autonomi të gjerë mbi manastiret, kishat dhe pronat që i konsideron të vetat, për të krijuar një kishë-shtet brenda Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Kosova nuk duhet të pranojë të dalë përtej kornizës së Planit të Ahtisarit, që garanton të gjitha të drejtat për komunitetin serb, për vendet e tyre të kultit si kishat dhe manastiret që janë pjesë e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe mbrohen me ligje specifike “sui generis” në botë.
Ideja e një statusi të ri special, edhe më special se ai që ekziston, për këtë pjesë të trashëgimisë kulturore të Kosovës e shndërron atë në një “rezervat të gjallë” etnik serb për manipulime të mëvonshme nga shteti i Serbisë dhe i Rusisë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Kosova po ndahet - a ka kush skenar ta pengojë ndarjen dhe luftën
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
- Dy ministra të Serbisë dhe analogjia që Evropa shmang
-
DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve
-
Shala: S’pati plane konkrete për shkëmbimin e territoreve