Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kiosku i shtëpisë botuese “Rilindja” në Preshevë shpallet simbol i gazetarisë

Komuna e Preshevës e ka shpallur kioskun e shtëpisë botuese "Rilindja" simbol të gazetarisë dhe informimit të së kaluarës së Luginës së Preshevës.

Kiosku është vendosur në oborrin e Shtëpisë së Kulturës "Abdullah Krashnica" në Preshevë dhe do të jetë në dispozicion të vizitorëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një postim në Facebook nga faqja zyrtare “Komuna e Preshevës”, thuhet se kiosku në fjalë përkujton edhe distributorin e së përditshmes "Rilindja" Zeqirja Ejupin - Zeqën, i cili u përkujdes disa decenie që "Rilindja" të mos mungojë asnjëherë.

“Përveç qytetarëve të komunës sonë, nga ky kiosk, gazeta "Rilindja" blihej edhe nga kumanovarët, sidomos nga nxënësit dhe profesorët e shkollës së mesme, që frekuentonin Qendrën arsimore "Skënderbeu"”, thuhet në njoftim.