Sapo ka hyrë brenda ish-objektit të Shtëpisë së Armatës Jugosllave, Musa Tullarit i janë kthyer kujtimet. Ka qenë vetëm 16-vjeçar kur bashkë me shokët e tij do të futeshin në sallën e këtij objekti që para më shumë se 30 vjetësh ishte kinema.
“Dyshemeja është e njëjtë”, ka thënë ai. “Edhe sporteli këtu ka qenë. Salla, përveç ulëseve, është po e njëjta”, ka kujtuar ekonomisti me profesion. Ka thënë se ishte mallëngjyer kur kishte dëgjuar se kjo kinema po i rihapte dyert për publikun. Mezi kishte pritur ta shihte se si duket.
Tani, objekti i cili dikur menaxhohej nga Armata Jugosllave e edhe asokohe shërbente si kinema për qytetarë, ka ndezur ekranin pas gati dy dekadash. Në korridor është vendosur një televizor i vjetër dhe dy karrige para tij, si rikujtim për kohët e shkuara. Përveç disa pikturave e punimeve në hapësirën para hyrjes në sallë, gjithçka është e njëjtë.
Ky objekt, që ka ruajtur emrin “Kino Armata”, shërben shumë mirë si një përkujtim i një të kaluare për dikë të mirë e për dikë të hidhur. Kujtime të mira, sikur Tullari, mund të kenë ata që kanë shikuar filma në këtë sallë me 300 ulëse, ndërsa të tjerëve mund t’ua kujtojë edhe kohën e regjimit serb në vend.
Pas luftës fillimisht aty ishte vendosur UNMIK-u e më pas EULEX-i. Edhe pjesë të tilla të historisë së re bart në vete ky objekt. Ulëset e reja ishin vendosur nga UNMIK-u. Por me gjithë historinë që ka, prej së mërkurës, zyrtarisht i është rikthyer publikut kosovar (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
{gallery}
-
Gashi thotë se Kino “Armata” po bëhet hapësirë alternative për vlerat kulturore dhe artistike
-
“Kino-Armata”, gati për ndezjen e projektorit
-
Salla e ish-Shtëpisë së Armatës do të rifunksionalizohet si kinema
-
“Kino Armata” kërkon stabilitet, kutia e donacioneve nuk mjafton
-
“The Pavilion” si revoltë ndaj të zezave në shtëpi të pleqve