Publiku në Shqipëri ia dha Italisë pikët maksimale, 12 sosh, në finalen e Eurovision 2023 të mbajtur të shtunën.
Dhjetë pikë nga publiku shqiptar mori Suedia, që edhe doli fituese e Eurovisionit, me këngëtaren Loreen e këngën “Tattoo”.
Në pikë totale nga juria dhe publiku, Shqipëria më së tepërmi i dha Suedisë me 22 pikë, pasuar nga Italia të cilës në total i dha 14 pikë, e Izraelit e Qipros që ia dha 11 pikë.
