Me korin ku jo rrallë i këndohet atdheut e dashurisë, nis shfaqja “Karnavalet e Korçës”. Maskat janë shpërndarë gjithandej. Në mes qëndrojnë ato që s’e mbulojnë fort fytyrën, shkruan sot Koha Ditore.
Pas provave të korit pason një skenë kaotike, lojë aktorësh ku tregohet historia e familjes së pasur korçare të tregtarit Nikollaq Jorganxhiu (Luan Jaha), i cili bashkë me të shoqen Olimbinë (Ilire Vinca) s’lënë gur pa lëvizur për të martuar vajzën e tyre tashmë 32-vjeçare, Afrovitin (Edona Reshitaj). Përpjekjet dështojnë njëra pas tjetrës dhe vajzën e tyre aristokrate veç në dukje, e nxjerrin në ankand. Me listë kontrollojnë tërë Korçën për të gjetur dhëndrin e duhur.
Dhëndri do të duhej të ishte i shkolluar, të ngopte syrin lakmues të Nikollaqit, dhe të konsiderohet i denjë për korçarët e shtresës së tyre.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)