Një tekst klasik i dramaturgjisë shqiptare, i shkruar gjatë vitit 1936, në të cilën rrëfehet historia e një familjeje shqiptare të ndodhur në Korçë, do të shfaqet premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Komedia e shkruar nga satiristi Spiro Çomora, pritet të sjellë në skenë tregimin e ndodhur në qytetin e serenatave, ku dy prindër egoistë kanë synim ta martojnë me çdo kusht vajzën tyre, duke e vënë atë në situata komike, transmeton emisioni Express në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRegjisori Altin Basha, deklaroi se kjo komedi shfaq peizazhin e jetës së një shekulli më parë që zhvillohej në Shqipëri.
Dymbëdhjetë aktorë do të luajnë në personazhet e kësaj shfaqjeje.
Elementet e kësaj shfaqjeje do të sinkronizohen me muzikën të realizuar nga kompozitori, Trimor Dhomi.
“Karnavalet e Korçës” ishte votuar nga Këshilli Drejtues për të qenë pjesë e repertorit të rregullt të TKK-së për vitin 2019.
Premiera e komedisë “Karnavalet e Korçës”, prezantohet më 21 shkurt në Teatrin Kombëtar.