Kalaja e Tiranës është atraksioni më i ri në kryeqytet që mirëpret qytetarët e çdo moshe për të përjetuar historinë, traditën e kulturën e qytetit të trashëguar nëpër breza.
Pas “Pazarit të Ri” dhe sheshit “Skënderbej” kjo është një tjetër hapësirë e re që është rihapur në kryeqytet.
Kalaja jo vetëm është zbuluar dhe kuruar, por ndodhet në një pikë të vizitueshme për qytetarët, si dhe turistët vendas e të huaj, duke e bërë kryeqytetin një dekor të larmishëm.
Ajo i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin të artizanisë, kulturës dhe artit.
Artikuj të ngjashëm