Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Kadare nuk mund të krahasohet me Solzhenicin”

“Kadare në gjithë librat e tij të mëdhenj: në ‘Pallatin e ëndrrave’, në ‘Dimrin e vetmisë së madhe’, në ‘Koncert në fund të dimrit’, apo në ‘Piramida’ nuk është i reduktueshëm në banalitetin e dikujt si Solzhenicin”. Kështu ka gjykuar studiuesi i filozofisë Agon Hamza duke kundërshtuar krahasimin që shpesh herë i është bërë Ismail Kadaresë me nobelistin rus që denoncoi krimet e Stalinit, Aleksandër Solzhenicin (minuta: 21:30).

Duke folur për romanin "Pallati i ëndrrave", Hamza ka thënë se sidomos me këtë roman, Kadare e tejkalon Solzhenicin dhe se Kadare duhet lexuar në linjën e Franc Kafkës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur në emisionin CODEX të KTV-së, Agon Hamza ka shtuar se do të ishte një lexim i jashtëzakonshëm nëse romani "Pallati i ëndrrave" do t'i nënshtrohej teorisë psikanalitike të Jacques Lacanit.