Ka vdekur poeti i njohur Adem Zaplluzha.
Ai u lind në Prizren në vitin 1943. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues në Studençan dhe Hoçë e Qytetit e më pas vijoi të punojë në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga viti 1957, kur edhe e botoi vjershën e tij të parë, e deri në këtë vit, botoi mbi 200 vepra letrare, kryesisht me poezi.
Adem Zaplluzha, siç transmeton KultPlus, ishte njëri nga themeluesit e grupit letrar “Fan Noli” në Prizren, po ashtu ishte edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Gjatë rrugëtimit të tij letrar ishte bashkëpunëtor i vyer i shumë revistave letrare në gjuhën shqipe, ndër to edhe i revistës për fëmijë “Fidani” në Prizren.
Është prezantuar në disa leksikone të shkrimtarëve shqiptarë.
Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe.
Kontributi i tij për letërsinë shqipe do të rrojë përherë.