Adrian Juniku, është akordues pianosh. Tash e 28 vite jeton në Budapest, ndërsa plot 27 vite punon në Akademinë Franz Liszt të Budapestit, si akordues pianosh.
Gjatë intervistës me emisionin “Jeta” të KTV-së, Juniku emocionohet duke folur për vendlindjen, jetën larg saj, si dhe momentet kur ai shkel tokën e Kosovës.
Sa i përket profesionit është e çuditshme, edhe pse është mjeshtër i instrumentit të pianos, ai tregon për “Jeta” se si asnjëherë se ka pëlqyer këtë instrument. Ajo çka e dashuron me zemër është violinçela.
Po ashtu ai flet për këtë akademi muzikore e cila është mjaft e njohur për popullin Hungarez. Pastaj përmend edhe disa emra të njohur pianistësh me të cilët ka bashkëpunuar Juniku.
-
Sezoni i ri i emisionit “Jeta” nis me shqiptarët nga Budapesti
-
Agron Shujaku boton librin e ri “21 Këngë të dashura për Piano, sonte në “Express”
-
Pianoja e kristaltë kulmon me dashurinë e pashtershme për Listzin
-
“Open Borders” me Armel Dupas gjen liri në tinguj jete
-
Adrienne Hauser me elegancë në piano kulmon në ritme hungareze