Sonte në “Express” e kemi në lidhje të drejtpërdrejt pianistin e shquar, Agron Shujaku. Bashkë do të shpalosim detaje rreth librit të tij të ri, “21 Këngë të dashura për Piano”, i cili promovohet të mërkurën më 1 tetor në kryeqytet.
Po ashtu ju sjellim një material nga ekspozita “Artistët për trashëgimi”, organizuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe nga galeria “Artistët për artistët”, me të cilën edhe Kosova iu bashkua festës së Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Madonna dhe Nicole Kindman.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
Artikuj të ngjashëm
-
“21 këngë të dashura për piano”, libri i ri i Agron Shujakut
-
Poeti i pianos thur me tinguj vargjet e rrëfimit të përkryer, sonte në “Express”
-
“Chopin në Vjenë” i sjell Prishtinës frymën e 1800-s, sonte në “Express”
-
Kowalski rrëfen shpirtin polak të muzikës në piano, sonte në “Express”
-
“Java e Frankofonisë” mbyllet me rrëfimin për ikonen Aznavour, sonte në “Express”