Mbërrin në sallat e kinemasë në 21 dhjetor “Wonder”, i marrë nga libri i R.J. Palacio, i shitur në 5 milionë kopje në 2013.
Julia Roberts dhe Owen Wilson, bashkë me të voglin Jacob Trembley (Jack në filmin “Room”) janë protagonistët e këtij filmi emocionues, me regji të Stephen Chbosky, që tregon historinë e trazuar të August Pullman, i quajtur Auggie i lindur me një sëmundje të rrallë deformuese të kafkës dhe fytyrës.
Auggie (Jacob Tremblay, i njohur për interpretimin e tij të të voglit në krah të Brie Larson in “Room”), i sëmurë me Sindromën e Treacher Collins (sëmundje e zhvillimit të kafkës dhe fytyrës) gjendet duke u përballur për herë të parë me bashkëmoshtarët e tij. I detyruar të mësojë në shtëpi për shkak të operacioneve të shumta që duhet t’i nënshtrohej gjatë viteve, djali mund të frekunetojë më në fund një shkollë të vërtetë.
Por duhet të përballet me shokët dhe mësuesit dhe me reagimet e tyre të forta përballë deformimit të tij. Dashuria e familjes së tij të mrekullueshme, e babait Nate (Owen Wilson) dhe nënës Isabel (Julia Roberts),një dozë e madhe kurajoje dhe mirësjellja e tij e ndihmojnë të gjejë vendin e tij në botë dhe në zemrën e shokëve.
Një film mbi pranimin e diversitetit, mbi vlerën e miqësisë dhe mbi tejkalimin e paragjykimeve. Në kast gjithashtu Mandy Patinkin (“Homeland”), Daveed Diggs dhe kandidati tre herë i Oscar, Sonia Braga.
-
Jessie Buckleyt i duken “të frikshme” ceremonitë për ndarjen e çmimeve
-
Julia Roberts ëndërron të rikthehet në teatër
-
Filma fantastik të Hollywoodit lansohen gjatë muajit nëntor, të shtunën në “Nëpër Film”
-
Julia Roberts: Burrat ende dominojnë në Hollywood
-
Julia Roberts pret shumë debat nga filmi i ri