Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Jimi Hendrix, Lenny Kravitz dhe miku i tyre i përbashkët

Në fillim të majit, Lenny Kravitz, këngëtar, kompozitor e kitarist, bëri një shfaqje të veçantë në New York, ndërmjet paraqitjeve meksikane e evropiane të turneut të tij botëror. Kravitz kishte shkuar në rrugën “450 Broome Street” për të vizituar Michael Goldsteinin, një sipërmarrës të pensionuar 79-vjeçar, gjatë rrugës për në Clevland. Ai kishte lënë gjurmët e tij në botën muzikore para 50 vjetësh.

Burri, të cilit Kravitzi i referohej si “mentor e figurë atërore”, punonte si publicist muzikor me bendet si “Grateful Dead”, “Jefferson Airplane” dhe “Sly & The Family Stone”, në ditët e tyre të arta, shkruan sot Koha Ditore, shkrimin e “The New York Times”.

Goldstein e kishte përshëndetur Kravitzin me një prej rifave të industrisë muzikore.

“Michael nisi të më jepte të gjitha llojet e këshillave”, ka thënë Kravitz. “Ai nisi përsëri me ‘duhet ta bësh këtë, patjetër duhet ta bësh atë dhe nuk duhet ta bësh këtë’”. Gjatë vizitës në maj, Kravitz, i cili u bë superyll më 1990, kishte vendosur ta bënte një incizim në shtëpinë e Goldstein, për shkak se miku i tij ishte duke luftuar me kancerin në pankreas.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm