Elona Çuliq gjatë muajit nëntor ka qenë autore mysafire në programin “Prishtina pa lumë”, drejtuar nga qendra “Multimedia”.
Poezia e saj noton në lumin e dritës, me rranjën si simbol metaforik i njeriut, i cili duhet të zhvieshet nga identitetet kulturore dhe sociale, për të shkuar drejt qenësisë, drejt identitetit të qashtër dhe natyral, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesëmarrëse aktive në jetën sociale dhe kulturore, ajo na shfaqet në dinamika të ndryshme të artit si në poezi, performancë, teatër social apo si promovuese, moderatore e një programi letrar në Shkodër, ku dhe jeton.
Ky vit që po lëmë pas ka qenë i frytshëm, apo siç edhe ajo e quan, viti i dashunisë, sepse duket se i ka dhënë krahë rrugëtimit të saj poetik, duke i dhënë dimensionet që poezia e saj i meriton.
Krahas festivaleve të shumta letrare dhe artistike, në marsin e këtij viti ka përfaqësuar Shqipërinë në Panairin e Librit në Laipzig, duke vazhduar udhën e poezisë me një performancë në Itali, e duke u bërë pjesë e Bienales së Artistëve të Mesdheut me performancën poetry dance, bashkë me një artist tjetër, në projektin “I, the city”, në maj.
Ka në udhë librin e dytë me poezi, për të cilin ka punuar edhe gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, i cili del me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. Në poezinë e saj ajo mban gjallë realitete të vogla, periferike, të cilat duket sikur përgjumen nga ekzistenca nga pavëmendja njerëzore, Mbjell farën e dritës dhe mban gjallë ndjesinë e së bukurës, të cilën thotë se e ka mësuar që në vogli, nga harmonia e tingujve që lëshonte piano kur luante në moshë njomcake.
Çuliq është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Mali është alter egoja ime. Një vete e gurtë, naltuem qiellës, që është e natyrës, e kafshës, e njeriut, e shiut, e borës. Një realitet i palëvishëm, por ndërveprues.
Dhe gjëja e mrekullueshme është se atij i mjafton me qenë, për me përligje ekzistencën. Kurse njeriut jo... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)