Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Jeta e rëndomtë e heroinës Arifa

Pavarësisht prej performancës së fuqishme, historia e frustrimeve të përditshme britanike me prejardhje aziatike nuk përkon me frymën e rrëfimit dhe njëmijë e një telasheve me të cilat përballet ajo. 

Dhe ja ku jemi para një debutimi që duket se do të jetë interesant. Madje duket prej atyre debutimeve premtuese. Protagonistja e skenaristes dhe regjisores Sadia Saeed, Arifa (Shermin Hassan) është një 28-vjeçare, shkruan sot Koha Ditore.

Është një grua britanike me prejardhje aziatike, e cila punon në sigurime dhe jeton në shtëpi me prindërit. Skenave duket se u mungojnë momentet që kërkojnë situata urgjente veprimi. Dhe duket se në këtë pikë nuk janë bërë zgjidhjet e duhura. 

Madje mungon edhe sensi i humorit. Edhe një hise e mirë e performancës së aktorëve nuk ia mbush mendjen shikuesit që ka sy të kujdesshëm dhe njohuri elementare të industrisë së filmit. 

Filmi nuk mund të konsiderohet as si komedi, sepse materiali i përzgjedhur nuk i shkon për shtati. Si studim karakteri, nuk ia del dot që të shkrin frymën e përmbajtjes dhe të performancës me karakterin që e kërkon heroina, sikurse e nxjerr filmi, megjithëse ajo mund të jetë një heroinë që bën jetë të rëndomtë, por që nuk bie fort në sy të botës përreth dhe të njerëzve të rrethit të gjerë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)