Rrugëtimi i jazz-kitaristit Taulant Mehmeti është histori suksesi e një djaloshi që gjeti hapësirë në skenën njujorkeze.
Por dëshira për t’i kontribuuar zhvillimit të muzikës jazz në Kosovë nuk është zbehur asnjëherë. Nga New Yorku ai rrëfen se po bashkëpunon me muzikantë kosovarë për projektin e ri, raporton KOHA.
Pandemia ka ndikuar edhe në angazhimin e tij. Mehmeti rrëfen se si i ka kaluar ditët e izolimit në New York. Gjatë kësaj kohe e mbajti edhe një koncert virtual që u transmetua në Kohavision.
Vitin që shkoi jazz-kitaristi publikoi albumin e parë “Song to my brother”, që u pëlqye edhe nga fitues të çmimit “Grammy”.
Taulant Mehmeti po e bën karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka përfunduar studimet.
-
Albumi i dytë i Taulant Mehmetit – reflektim në rrugëtimin muzikor
-
Taulant Mehmeti merr çmim në SHBA, akordohet për albumin e dytë
-
“Song to my Brother” si rrëfim personal i jazz-kitaristit nga Kosova
-
Jazz-kitaristi Taulant Mehmeti: Muzika shqipe dhe ballkanike janë në ADN-në time muzikore
-
Udhëtimi surrealist dhe epilogu me kitaristin botëror të Kosovës