Dy emra të mëdhenj të artit shqiptar, Inva Mula dhe Lule Elezi, kanë performuar së bashku në Slloveni, në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare.
Sopranoja Inva Mula dhe Lule Elezi në piano, sollën koncertin e tyre në Kopër të Sllovenisë.
“Monomenta Albanica Justinopolitana” organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ‘Iliria’, transmeton atsh.
Marrëdhëniet mes Kosovës e Sllovenisë kanë qenë gjithmonë të mira. Sllovenia e ka njohur Kosovën me 5 mars të vitit 2008, ndërsa në maj të po këtij viti Sllovenia ka hapur edhe Ambasadën e saj në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm