Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Instrumenti 5 mijë vjet i vjetër dhe muzika e Romës parahistorike

Kur arkeologu Giovanni Carboni për të parën herë hasi në objektin prej qeramike, në formë të çuditshme, gjatë gërmimeve në periferi të Romës më 2006, ishte habitur. “Thash – të lutem mos e shkruaj këtë – thashë: çfarë dreqin është kjo”, kujton Carboni.

Objekti ngjason me një gjysmë lëvozhge arre, dhe ka vrima. Ishte gjetur në një varr, vendosur pranë trupit të një burri. “Nuk e kisha idenë se çfarë ishte”, ka thënë Carboni.

Dymbëdhjetë vjet më vonë, enigma duket se është zgjidhur: Carboni thotë se ai beson që objekti prej qeramike, një artefakt i kulturës Gaudo të kohës së neolitit nga regjioni i kampanjës, është instrument muzikor.

“Daton rreth vitit 3000 para Krishtit kështu që për Italinë është gjetja më e vjetër”, ka thënë ai. Guaska prej qeramike fillimisht u shfaq të jetë e vetmja e llojit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm