“Do të jetonim nën të njëjtin kulm për gjashtë vjet, dhe prapë nuk dija thuajse asgjë për këtë grua”, shpjegon narratori i “Killing Commendatore”, një rrëfim i gjatë dhe disi i papërpunuar mbi ngjarjet mbinatyrore në Japoninë rurale.
Ai e ka fjalën për gruan e tij, e cila me vendimin për t’u divorcuar e ka shkaktuar largimin e tij nga Tokio në malet e prefekturës Kanawaga, ku ai është duke qëndruar në një shtëpi që dikur i takonte një piktori të famshëm.
Duke u bazuar në shtatëmbëdhjetë librat e mëparshëm fiktivë të Murakamit, lexuesit tashmë janë familjarizuar me “burrin Murakami”, një djalosh i izoluar, interesimet e të cilit mëtojnë të sillen përreth muzikës, librave, gatimit në shtëpi dhe maceve, dhe që për shkak të mungesës së një zinxhiri në botën e përditshme shpeshherë rezulton me njëfarë rrëshqitjeje në një botë të vogël fantazmash dhe shpirtrash.
Në romanin “Killing Commendatore” ky burrë është një portretizues piktorësh që e siguron jetesën duke jetuar me honorarë, por që nuk ka lidhje të thellë me punën që bën... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Murakami nëpër qytetin me mure e hije
-
Murakami mat pulsin e shoqërisë përballë traumës
-
Bejsbolli dhe “Tokio 2020” po e ndihmojnë Fukushiman ta marrë veten pas katastrofës
-
Udhërrëfyes arti: “Të rroni në kohëra interesante”
-
Lincolni e lejoi macen të jetë “pjesë” e një darke zyrtare në Shtëpinë e Bardhë – fakte që nuk i keni ditur