Gjithkush ka një rrëfim të veçantë për ditën e çlirimit. Pakkush mund ta pasqyrojë edhe me fotografi sikurse Vjosa Hamiti e Alban Bujari, shkruan sot Koha Ditore.
“Sot 20 vjet, më 12 qershor 1999, hymë me Muhametin në Kosovën tonë me trupat e NATO-s, nga Maqedonia, ku ishim refugjatë për dy muaj. Ishte ndër ditët më të lumtura të jetës sonë”, ka shkruar të mërkurën Hamiti në përshkrimin bashkëngjitur pesë fotografive me burrin e saj, Muhamet Hamiti, profesor universitar. “Kosovë të dua”, e ka mbyllur përshkrimin në Facebook, me figura virtuale emocionesh sipër fotografive që dokumentojnë momente të ndryshme prej hyrjes në Kosovën e lirë e deri te dhënia e intervistave për radion publike gjermane, “Deutschlandfunk”.
“S’harrohet kurrë”, e ka komentuar Murat Islami.
Bujari, fotoreporter i “Kohës Ditore”, kurrë nuk e ka ndërruar çantën e aparateve me të cilët kishte dokumentuar gjatë luftës masakrat më të mëdha serbe në Kosovë.
Është i lidhur emocionalisht me të. E ka pasur në krah edhe gjatë mbulimit të aktiviteteve të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Prishtinë. E mbajti krahaqafë edhe kur ia shtrëngoi fort dorën ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili i priu fushatës bombarduese prej 78 ditësh, 20 vjet më parë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Palokaj rrëfen ditën kur së bashku me forcat e NATO-s hyri në Kosovë më 12 qershor
-
Në Ditën e Çlirimit jepen zotime për shtet më të fortë
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
SHBA-ja riafirmon angazhimin: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës
-
27 vjet liri