Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ikona dizajni të arkitekturës së re në Shqipëri

Arkitektura e Shqipërisë është e lidhur me detin dhe trashëgiminë kulturore të vendit. E kufizuar me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, republika shtrihet nga Deti Adriatik dhe ai Jon që e lidh me Mesdheun.

Me kohë, Shqipëria ka parë pikëpjekjen e qytetërimeve dhe kulturave të ndryshme, secila duke e formësuar mjedisin siç përjetohet sot. Shqiptarët e quajnë vendin e tyre Shqipëri apo Shqipëria, që domethënë “tokë shqiponjash” apo “fëmijë të shqipes”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së këndejmi, arkitektura e vendit është e lidhur me peizazhet e saj, nga alpet malore deri te bregdeti, duke formësuar stile ndërtesash e teknika të ndryshme ndërtimi. Frymëzimi është marrë nga një varg prapavijash, përfshirë ndikime osmane, veneciane, romake, maure dhe arabe. Përgjatë gjithë vendit, ngrehinat historike dhe strukturat bashkëkohore qëndrojnë krahë për krah. Projektet e mëposhtme kapin një pamje më të afërt të projekteve arkitektonike në Shqipëri që janë bërë gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

Sheshi “Skënderbej”

Ristrukturimi i sheshit “Skënderbej” është rezultat i një gare ndërkombëtare arkitekturore të fituar nga “51N4E” në vitin 2008. Propozimi i garës, i përftuar në bashkëpunim me artistin shqiptar, Anri Sala, riorganizon sheshin qendror të Tiranës, një hapësirë e gjerë, në një mënyrë të thjeshtë, por radikale. Në një kontekst të dendur urban, në këtë vend që është thelbi i kryeqytetit shqiptar dhe simbol i gjithë vendit, projekti krijon një hapësirë bujare pedestriane... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)