Pas çmimit prestigjioz europian për “Hapësirën Publike Urbane 2018” në Barcelonë, Sheshi “Skënderbej” ka marrë një tjetër vlerësim ndërkombëtar. Mes 393 projekteve që garonin për Çmimin e Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore, Sheshi “Skënderbej” mbërriti deri në finalen e madhe dhe fitoi çmimin e vendit te dytë, duke marrë vlerësimet më të larta nga juria profesiniste nga e gjithë Europa për fuqinë transformuese, fokusin tek këmbësorët, qëndrueshmërinë dhe gjelbërimin.
Ajo që ra në sy ishte gara e fortë dhe rezultati tejet i ngushtë i votimit, 4-3 në fazën finale, mes sheshit “Skënderbej” në Tiranë dhe projektit fitues të studios së famshme franceze “Lacaton- Vasal”, e cila konkuronte me një projekt godinash banimi dhe shërbimi në Bordo të Francës.
Ishte nënkryetari Arbjan Mazniku ai që mori çmimin në emër të Bashkisë së Tiranës në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku vlerësohet përsosmëria dhe inovacioni në fushën e arkitekturës/ Dita.
-
Sheshit “Skënderbej” të Tiranës çmimi i parë si “Hapësira më e mirë Europiane”
-
Sheshi "Skënderbej" në Tiranë në finalen e Çmimit të BE për Arkitekturën Bashkëkohore
-
Sheshi “Skëndërbej” i Tiranës – Hapësira më e mirë publike në Evropë
-
Ikona dizajni të arkitekturës së re në Shqipëri
-
Tre projekte shqiptare finaliste për çmimin “Urban Public Space 2018”