Modelet janë bërë personazhe që “luajnë” jetën reale. I ka fotografuar e më pas fotografitë i ka shndërruar në piktura. Ka edhe elemente autobiografike, por në esencë kanë emërues të përbashkët ekzistencën njerëzore.
Me dimensione të mëdha, ku dominojnë ngjyrat e tokës, në teknikën vaj në pëlhurë paraqiten portretet e vajzave dhe të grave të ndryshme. Përmes tyre, vihet në pah stili i piktores Shpresa Xhemajli, e cila të hënën hapi ekspozitën e saj të parë personale në galerinë “Monet”, në Prishtinë. E ka titulluar “Identiteti”. Por jo rastësisht, shkruan sot “Koha Ditore”.
Duke qenë se kjo është ekspozita e saj e parë, ajo mëton që me këtë cikël të identifikohet për stilin e saj, e në të njëjtën kohë të vërë në pah identitetin e gruas në shoqëri. Gratë në pikturat e saj paraqiten sensuale, misterioze dhe të bukura.
Nëpërmjet 11 punimeve ajo sjell edhe një pjesë të historisë së saj, të cilat i ka punuar për një periudhë njëvjeçare.
Nëpërmjet titujve të secilës pikturë mund të kuptohet shumë mirë secili moment nëpër të cilin artistja ka kaluar, e që i ka paraqitur në ekspozitë, siç janë: “Forgetting cold past”(Harrimi i së kaluarës së ftohtë), “Sweet and Sour” (Ëmbël dhe thartë), “Thinking without blinking” (Të menduarit pa lëvizur qepallat), “Inocent girl with flower” (Vajza e pafajshme me lule) e “Brakeup” (Ndarja).
Ekspozita e saj do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Artistja që eksploron traditën dhe heronjtë
-
Portrete në dialog për sfidat dhe shkëlqimin e gruas shqiptare, në galerinë “Monet”
-
Trupi lakohet nëpër ngjyrat e paradoksit të ekzistencës
-
“I am free” me gjykimet e paragjykimet midis botës femërore
-
Zbulimi i përkohshmërisë në udhëtim nëpërmjet ekzistencës