Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Identiteti kombëtar është kyç për të dalë nga kjo gjendje

Drama e Mike Bartlettit më 2017 “Albion” në shkurt u rikthye në teatrin “Almeida” në Londër, një javë pasi Britania braktisi BE-në. Nuk e zuri në gojë Brexitin, por rrëfimi kullon prej ndarjeve të saj të gjëmshme. Paskëtaj pandemia e COVID-19 pllakosi dhe gjymtoi brengat e dramës për shtetësinë, patriotizmin dhe nocionet nostalgjike të anglizmës.

Apo thjesht e bëri atë? “Disa po thoshin se në fazat e hershme të Covidit virusi i shkatërroi rëndshëm këto ndarje”, thotë Bartlett. “Në të vërtetë, unë s’mendoj se e ka bërë këtë…gjithçka u përket çështjeve mbi identitetin kombëtar është bërë qenësore”.

Drejtori i produksionit, Rupert Goold, ka përsiatur se “dramat, posi bimët, harlisen me kohën”.

Albioni është mbushur me nuancë në çdo vazo të re. Paraqet një familje të mesme metropolitane që shpërngulet në fshat. Lidhja e Britanisë me Evropën ende shihej nga disa të varej prej drejtpeshimit kur u vu në skenë për herë të parë, transmeton KOHA.

Në kohën e ringjalljes së saj më 2020, Bartletti e ndiente të ishte një dramë krejt e ndryshme. Është vendosur që ajo të transmetohet nga BBC-ja dhe rrezaton sërishmi relevancë, mendon Bartletti, sidomos pas vrasjes së George Floydit, që i ka vënë në pikëpyetje të mëtejshme përkufizimet e shtetësisë dhe identitetit kombëtar: “Boris Johnsoni po përdorte luftë metaforash dhe retorikë të Luftës së Dytë Botërore për një vend që po bëhej bashkë (në mes të pandemisë), por kjo zor të qëndrojë me lëvizjen ‘Black Lives Matter’. Është ideja që kjo narrativë jo vetëm që është e parëndësishme, por që historia e saj – dhe statujat – janë ofenduese. E gjithë gjëja që shumë njerëz të bardhë janë krenarë me atë që të tjerët thonë se është turpëruese, është problematike dhe do kohë që të shplekset. (Deri atëherë) gara mbi identitetin kombëtar do të jetë një çështje e nxehtë si edhe më parë”.

Trualli i kombit luan një pjesë vitale në dramë; matriarkja e saj e pathyeshme, Audrey, e interpretuar nga Victoria Hamilton, mbëlton një kopsht që bëhet simbol i fuqishëm dashurie – për të birin e saj që ka dhënë jetën duke luftuar për vendin e tij, por edhe për tokën e saj.

Edhe Lord Byroni ringjallet në skenën e Londrës me rrëfimin për Shqipërinë Kulturë Lord Byroni ringjallet në skenën e Londrës me rrëfimin për Shqipërinë

Indi lidhës mes tokës dhe identitetit kombëtar përmban krejt peshën e historisë koloniale të Britanisë, thotë Bartletti. Është në po atë himn të pakontestueshëm britanik, Jerusalem, në të cilin “edhe Jezusi është kolonizuar – ne e kemi marrë atë këtu”.

Bartletti i referohet përkufizimit të Salman Rushdies për shtëpinë – si vend i “rrënjëve” që na lidhin me tokën – por edhe i “rrugëve” apo udhëtimeve që e bëjnë një tokë të re shtëpinë tonë. Ai ndjen se kjo është në zemër të përplasjes – një britanizëm që zanafillon te ideja se “ne kemi qenë këtu” kundrejt asaj që nënkuptojnë udhëtimet emigrante.