Një ekip i Ministrisë së Kulturës ka realizuar një vizitë në Sheper të Zagorisë, për rilevime në shtëpinë e Andon Zako Çajupit, ku thuhet se ky objekt është përshtatur për shkollë dhe një pjesë e ndërtesës pothuaj nuk përdoret.
“Më tej do të pasojë projekti pasi ndërtesa ka nevojë për restaurim, por edhe për kthim në identitet. Shtëpia e Andon Zakos, është monument i kategorisë I, shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me Urdhër Nr. 412, Datë 18/09/2003”, njofton ministria e Kulturës.
“U mrekulluam jo vetëm me bukuritë e natyrës e të fshatit, por sidomos me mikpritjen e këtyre njerëzve kaq bujare që kanë vendosur të jetojnë aty edhe pse nuk është e lehtë”, thuhet më tej në njoftim.
-
Dy monumente në dry, s’ka organizatë që mund t’i funksionalizojë
-
Ministri i Kulturës te monumenti i djegur: Qyteti, më shumë sesa qendra tregtare
-
Shtëpia e impresionistit Vangjush Mio do të shndërrohet në muze privat
-
Shtëpia e kulturës: 12 vjet e papërfunduar, mbi një milion euro e aktakuzë
-
Ministri Çeku: Restaurimi i monumenteve bëhet për t'i shërbyer komunitetit, jo për revizionizëm historik