Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Hulumtimi artistik me folklor kërkon përgjigje për identitetin

Prishtinë, 20 prill - Në hyrje të korridorit të ngushtë të “Klubit të Boksit” jehon zëri i artistes Patricia Esquivias. Rrëfimi i saj vjen nëpërmjet video-instalacioneve, që janë të vendosura në dhomat e tjera.

Në sallën e madhe e të errët është vendosur një televizor i vjetër, ndërsa pasi kalon muret që krijojnë një lloj labirinti shfaqen tri projeksione. Një i tillë gjendet edhe në dhomën e vogël bashkë me fotografi. Esquivias ka sjellë në Prishtinë një pjesë të ciklit të saj të veprave “Folkore”, të realizuara dymbëdhjetë vjet më parë, dhe të tjera të realizuara viteve të fundit.

Esquivias rrëfen tregime që ndjekin një lloj itinerari të vendosur në tavolinën e saj. Kompjuteri shndërrohet në soj teatri me imazhe të cilat më pas incizohen me kamerë, derisa në sfond dëgjohet zëri i artistes teksa flet për ndërtimin e identitetit të shtetit të saj, Spanjës, në shekullin XX.

Ekspozita e Esquivias do të qëndrojë e hapur deri më 19 maj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).