Filmi i Hollywood me 4 seri mbi ngjarjet tragjike në Tropojën e viteve 1990 dhe 2000 do të bëhet realitet.
I titulluar "Haklaj", filmi do të ketë protagonist Fatmir Haklajn dhe familjen e tij.
Projekti-film është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan, si dhe nga një regjisor shqiptar i Kosovës, shkruan Shqip.
Në rolin e Fatmir Haklajt do të jetë Doktor Jurgen Malaj. Në këtë film do të marrin pjesë aktorë të shumtë shqiptarë nga disa treva shqiptare, si dhe mendohet të jetë një film, që do të lërë gjurmë të thella në historinë e Hollywoodit.
“Shota” e Haklajve sfidon Berishën: Do të të them se nga kush je përdorur!
Në këto 4 seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve, lufta e përgjakshme për hakmarrje ndërmjet fiseve shqiptare të nxitur e nga politika.
Buxheti fillestar i filmit konsiston nën një shumë prej 32 milionë dollarë amerikanë të mbledhur në formën e donacioneve nga individë dhe biznese me influencë, qofshin këta shqiptarë ose jo.
Edhe
“Jemi krenarë me ty, por...”
Po kush është 30 vjeçari Jurgen Malaj?
Jurgen Malaj bën pjesë tek njerëzit më të besuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë, i cili kontribuon vazhdimisht në bashkëpunimin midis inteligjencës amerikane dhe asaj europiane. Ai ka lindur binjakësisht në Fier, pikërisht më 15 korrik 1990, si dhe është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Doktori shqiptar jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij. Jurgen Malaj vjen nga një familje e madhe patriotike, e rëndësishme dhe me influencë në Shqipërinë e Jugut.
{gallery}
-
“U tha, u bë” – Filmi “Rush Hour” do të realizohet me kërkesë të Trumpit
-
“Hana” nis rrugëtimin me festivalin e filmit në Goa të Indisë, të shtunën në “Nëpër Film”
-
Filmi kosovar “Ngryk” me rrëfim fantazie godet realitetin, të shtunën në “Nëpër Film”
-
“Nderi” i Malit të Zi me histori e aktorë shqiptarë synon “Oscar”