Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Historike: Filmi ku luan kosovarja, Luana Bajrami merr “Oscar"

Valentina Merli, Luàna Bajrami, Vicky Krieps, Violeta Kreimer, Natalie Musteata, Alexandre Singh

Regjisorët e filmit “Two People Exchanging Saliva”, Natalie Musteata dhe Alexandre Singh bashkë me aktorët Valentina Merli, Luana Bajrami, Vicky Krieps e Violeta Kreimer

Foto: Associated Press

Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri "Two People Exchanging Saliva", u ngjit në skenën prestigjioze të ceremonisë "Oscar", për ta pranuar çmimin "Filmi më i mirë i shkurtër".

Regjisorët e filmit, me ta pranuar trofeun nën emocione të mëdha, e përmendën dhe prejardhjen nga Kosova të njërës prej protagonisteve në film, Bajramit, duke shtuar se është një projekt i punuar nga një ekip i përbërë kryesisht nga gratë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në bashkëprodhimin midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me titull origjinal “Deux personnes échangeant de la salive”, Bajrami luan rolin e Malaises. Është rol qendror në filmin bardhezi, me skenar dhe regji të dyshes Alexandre Singh dhe Natalie Musteata. Sipas sinopsisit, imagjinon një Paris distopik ku shuplakat në fytyrë kanë zëvendësuar paranë dhe puthjet janë të ndaluara, madje të dënueshme me vdekje. Kur një grua e re, Malaise (Luana Bajrami), fillon punën në një butik magjepsës, ajo krijon shpejt një lidhje me një klient të pasur, Angine, duke ndezur zilinë e mbikëqyrëses së saj. Një komedi e errët mbi tërheqjen dhe rivalitetin, e zhvilluar në një sfond të çuditshëm dhune të stilizuar, filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Telluride të SHBA-së dhe mori Çmimin e Madh të Jurisë në “AFI Fest”, i organizuar nga Instituti Amerikan i Filmit. Producente ekzekutive të projektit janë Julianne Moore dhe Isabelle Huppert.

Me çmimin "filmi më të mirë i shkurtër" është shpërblyer edhe filmi "The Singers".

VIDEO: