Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Historia - pasioni për të panjohurën

Monika Stafa, gazetare dhe kërkuese shkencore. Studimet e shkallës së masterit i kreu në Universitetin e Tiranës, për historinë politike bashkëkohore të shtetit shqiptar (2007).

Formimin e saj e plotësoi me studime të shkallës postmaster në Shkollën Politike Evropiane (2008). Ka përfunduar mbrojtjen e doktoraturës në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Tiranë, në fushën e historisë bashkëkohore me temën “Hebrenjtë në Shqipëri: me një vështrim prapavajtës dhe me një shqyrtim kontekstual”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është autore e më shumë se 100 dokumentarëve historikë, eksperte e medias dhe gazetare parësore në shtypin e shkruar dhe atë viziv. Ka marrë pjesë në disa ligjërata brenda dhe jashtë vendit në fushën e gazetarisë dhe të historisë. Ka botuar librat “Çështja e Shën Naumit”( 2008), “Monarkia kundër Republikës” ( 2011), “Up in the air” (2012) dhe “Një ditë si Sofia” (2013) dhe publicistikë e zgjedhur me titullin “KOD”.

Së fundmi paraqet për botim një libër të ri, ende surprizë. Është autore e disa qindra artikujve, analizave, reportazheve e përshkrimeve të botuara në shtyp brenda dhe jashtë vendit.

Stafa është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

A-ja. Kam pasur gjithnjë një tërheqje nga shkronja e parë e alfabetit, sepse e para më kujton gjithmonë që jeta është një garë e pambarimtë dhe ti duhet të jesh gjithmonë në formë për të luftuar fort për të qenë e para.

Edhe Si u zaptua shteti ... dhe pse asnjë kosovar nuk pati sukses në Shqipëri Arbëri 7 muaj më parë Si u zaptua shteti ... dhe pse asnjë kosovar nuk pati sukses në Shqipëri

Shkronja A më jep ndjesinë e hapjes dhe transparencës gjithashtu. Është një botë brenda së cilës ndihem mirë dhe qetë. A-ja është dhe shkronja e parë e emrit të tim biri. Për mua ai është më shumë se një motiv për t’ia dalë mbanë rrugëtimit tim larg.

(Më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)