Arben Hoxha është lindur në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka kryer në vendlindje, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Ka magjistruar dhe doktoruar në Prishtinë. Që nga viti 1996 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në kahe të kundërta me kërkesat për trajtime formaliste në studimet letrare shqipe, Arben Hoxha në qendër të strukturës së metodologjisë së kërkimit të vet shkencor do ta vendosë kategorinë e intencionalitetit, me ç’rast ai do t’u japë përmbajtje më të gjerë dhe rol më të madh operacionalizues konceptit të natyrës dhe funksionit të letërsisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Është autor i veprave: “Kësulë prej letre” (poezi), Rozafa, Prishtinë, 2004; “Poetika e prozës së Ernest Koliqit” (studim monografik), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 2005; “Kuptueshmëria e domethënieve” (përmbledhje studimesh), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2008; “Letërsia si vizion: studime nga filozofia e letërsisë” (përmbledhje studimesh), Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2011; “Mendimi kritik letrar shqiptar: konceptet dhe modelet epistemologjike” (studim monografik), Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2017.
Hoxha është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Liria dhe siguria janë dy vlerat themelore, të cilat duke qenë reciprokisht të ndërvarura, i kanë dhënë orientim ndërgjegjes sime në procesin e bërjes dhe të zhvillimit të karakterit tim si studiues e krijues.
Edhe
Demonstratat e 1981-s, Rexhep Qosja dhe gjendja e albanologjisë
Veprimi në procesin e bërjes së karakterit krijues s’është gjë tjetër pos shfaqje e lirisë në akt; siguria është mirëmbajtje morale e veprimit në proces.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me Koha Ditore”)