Prishtinë, 5 mars – Në tubimet e pajtimit të gjaqeve, 30 vjet më parë, në krye me Anton Çettën, ata që deri atëherë ishin armiq, ia zgjatnin njëri-tjetrit dorën e pajtimit. Heronjtë e tubimit ishin ata që falnin, derisa jeta e dëshmitarëve të këtyre ngjarjeve u mishërua përgjithmonë me ato kujtime. Rrëfimet e tyre do të dëgjohen deri në Irlandë.
Ekspozita “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991”, e kuruar dhe hulumtuar nga Erëmirë Krasniqi, do të prezantohet në edicionin e 39-të të Bienales së njohur në Irlandë. Ka zënë vend në kuadër të programit mysafir të kuruar nga Merve Elveren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKuratorja Erëmirë Krasniqi rrëfen se si u iniciua ekspozita e organizuar nga Iniciativa për Histori Gojore, që u hap në Galerinë e Arteve në Pejë në vitin 2018.
Krasniqi thotë se pjesë e rëndësishme e ekspozitës janë audio-rrëfimet që shpalosin përjetimet e pjesëmarrësve të fushatës për pajtimin e gjaqeve.
Sipas Krasniqit, prezantimi në Bienalen e artit në Irlandë është i një rëndësie të veçantë.
(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)