Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Historia e luftës së Kosovës prezantohet në Londër nga Aurora Nishevci

Sukseset e shqiptarëve në botë tashmë janë të pakontestueshme, e të dëshmuara në fusha të ndryshme.

Por, në fakt janë sidomos artistët, ata të cilët kanë bërë që Kosova të njihet në botë nga një tjetër aspekt, transmeton emisioni Express në KTV.

Një emër që kontribuon në këtë është edhe Aurora Nishevci. Kompozitorja dhe tekst-shkruesja me prejardhje nga Kosova, e që jeton në Londër, ka realizuar veprën “On a Thin Thread”, e cila është dhënë premierë në Blackheath Halls.

Kjo vepër flet për historinë e Kosovës nga lufta e fundit e këndej. Trajton gjendjen dhe të vërtetën e popullit kosovar nëpërmjet muzikës së krijuar nga Aurora.