Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Hinterhuber rrëfen histori me magjinë e pianos

Prishtinë, 14 prill - Në disa skena të filmit “La pianiste” të bazuar në romanin e nobelistes Elfriede Jelinek, duart e tij janë shfrytëzuar për të filmuar interpretimet e personazhit Walter Klemmer – studentit pas të cilit joshet mësuesja e pianos Erika Kohut.

Muzika që shoqëron filmin e Michael Hanekes - i cili me 2001 mori “Grand Prix” në Festivalin e Filmit në Cannes si dhe Çmimin për aktoren më të mirë (Isabelle Huppert) dhe atë për aktorin më të mirë (Benoît Magimel) - është interpretuar nga Christopher Hinterhuber. Ani pse pakkush mund ta dijë këtë fakt, bota e muzikës klasike e di se kush është Hinterhuber. Filmike janë edhe performancat e tij nëpër salla koncertale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe kur qëllon të mbajë koncert recital në një shtet që nuk e ka një sallë të përshtatshme. Hinterhuber u është përshtatur mirë kushteve në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Universitare në Prishtinë. Qysh kur janë fikur dritat në pjesën e publikut – dhe vëmendja është te protagonisti i mbrëmjes – ai nuk është kursyer për të dhënë më të mirën nga vetja. Notat e para të sonatës op.13 në C Minor, të njohur si “Sonata Pathetique”, e kompozuar nga Ludwig van Beethoven, kanë sinjalizuar fillimin e një “drame muzikore” që nis me tinguj më të ngadaltë e përfundojnë me allegro – në kohën e tretë.

Beethoven e kishte shkruar këtë sonatë më 1798 kur ishte veç 27-vjeçar, por mbetet një nga kompozimet e tij më të famshme. Ia kishte dedikuar mikut të tij, Princit Karl Von Lichnowsky. E Christopher Hinterhuber, në interpretimin e së mërkurës mbrëma, sonatën ia ka dedikuar audiencës së festivalit “Chopin Piano Fest”. Pesë vepra kanë qenë pjesë e një koncerti shumë kërkues në aspektin interpretativ, që e riktheu Hinterhuber për të tretën herë në Kosovë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.