Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Heqja e pluhurit të Arkivit

Burbuqe Berisha shpalos përditë lëndë të krimeve të ndryshme të vërtetuara nga gjykatat e shkallës më të lartë të drejtësisë. E ka për detyrë t’i lexojë rastet e mbyllura. Puna nuk ia kërkon që të marrë ndonjë vendim që do ta ndihmonte të dënuarin për krimin e bërë. Madje shumica e rasteve që i ka nëpër duar, janë të vjetra deri në tridhjetë vite.

Megjithatë, Berisha duhet ta lexojë fije e për pe secilën lëndë para se ta arkivojë në njërin prej gjashtë kateve – dy nëntokë e katër sipër – të ndërtesës së Arkivit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Berisha, zyrtare e Departamentit të Arkivimit, është marrë të enjten me dosjen e aktgjykimit të një lënde të vitit 1992. Një qytetar i Kosovës ishte dënuar për kultivim të lëndëve narkotike në arën e tij. Përtej punës teknike rutinore të heqjes së “materialit joarkivor” – siç u referohet fashikullit e kapëseve metalike të letrave të lëndës – është përmbajtja e lëndëve që e bën më interesante punën e saj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)