Fiksioni i cili merret me arenën politike zvicerane, duke gërshetuar fatet e individëve me atë të shtetit, sjell një histori komplekse. Paraqitja e pushtetit në nivelet më të larta dhe një heroinë shqiptare, janë dy elementet kryesore mbi të cilat zhvillohet ngjarja në serialin “Helvetica”. Ky prodhim i “Radio Television Suisse – Romande” dhe “Rita Producion”, nën regji të Romain Graf është një dramë, e cila sjell mafinë shqiptare në Zvicër dhe rolin e policisë në ndalimin e kontrabandimit. “Helvetica” ka një kastë aktorësh të ndryshëm: shqiptarë, zviceranë, francezë e belgë. Rolin kryesor e sjell aktorja shqiptare, e cila jeton në Belgjikë, Flonja Kodheli. Ajo sjell rolin e Valentinës, e cila është e bija e Samiut (Çun Lajçi), i cili merret me trafikim armësh dhe bombash.
Në një përshkrim që i bëhet këtij seriali në faqen zyrtare të RTS-së thuhet se ky fiksion shfaq pushtetin në nivelet e tij më të larta, me pallatin federal si vend ku zhvillohet ngjarja dhe heroinën, një pastruese zvicerane me prejardhje kosovare e përzier në një skandal shtetëror (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
“King Lori–Instagration” kthehet në Zvicër me botën paralele të dy shqiptareve
-
“Swiss Connection” në Zürich me botën e mistershme të ilegales shqiptare
-
“The White Fortress” – drama e thellë që shndërrohet në romancë
-
Regjisori i rrëfimit me dy fytyrat e Zvicrës dhe shqiptarët në mes
-
Serbia vazhdon propagandën: “Harvest” filmi ku shqiptarët shesin zemrën e serbit