Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Regjisori i rrëfimit me dy fytyrat e Zvicrës dhe shqiptarët në mes

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Zvicra ka qenë një prej shteteve që ka pranuar një numër të madh të refugjatëve.

Ata që tash e gati 20 vjet jetojnë atje, janë integruar bashkë me shqiptarët që kërkuan azil në këtë shtet në vitet ‘80 e ‘90. Më shumë se dy për qind e popullsisë së Zvicrës flasin shqipen, shkruan sot Koha Ditore.

Regjisori dhe skenaristi zviceran, Romain Graf, do të shoqërohej me shqiptarë pikërisht në kohën kur shpërtheu lufta. Ky raport që ai krijoi me ta qysh në adoleshencë do t’i krijonte një lidhje edhe me Kosovën.

Si rezultat ai është inspiruar që të krijojë personazhe që flasin shqip. Projekti i tij i fundit, një punë dyvjeçare për shkrimin e skenarit dhe përgatitjeve të tjera, u finalizua javën që shkoi.

Graf tashmë ka përfunduar xhirimin e serialit “Helvetica”, i cili në kastë ka aktorë shqiptarë, zviceranë, francezë e belgë. Fiksioni i cili merret me arenën politike zvicerane, duke gërshetuar fatet e individëve me atë të shtetit, sjell heronjtë por edhe gangsterët shqiptarë e zviceranë....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)