Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Heideggeri mbi të Bukurën te Kanti

Teoria estetike e Kantit është njëra nga teoritë e mëdha që ka ushtruar ndikim të fuqishëm në debatet mbi çështjet estetike, tani e dy shekuj, në fusha të ndryshme të arteve. Njëra nga çështjet kryesore të estetikës së tij është ajo që trajton të Bukurën. Fati historik i koncepcionit të Kantit mbi të Bukurën është i ngarkuar me keqkuptime e keqinterpretime.

Problemi u bë më i ndërlikuar kur në këto keqkuptime patën rol të veçantë emra të mëdhenj të filozofisë së shekullit XIX, si Shopenhauer, Nietzsche (Niçe) e Dilthey (Diltaj). Ndriçimin më të thellë të këtyre keqkuptimeve mendoj se e ka ofruar Martin Heideggeri(Hajdegeri), njëri nga mendimtarët më të mëdhenj jo vetëm të filozofisë së shekullit XX, por edhe të historisë së filozofisë në përgjithësi, shkruan sot Koha Ditore.

Një tekst i tij i rëndësishëm ku e gjejmë këtë ndriçim është vëllimi i parë i librit të tij mbi Nietzschen. Që të dy vëllimet mbi Nietzschen shënojnë një kthesë (Kehre) të rëndësishme brenda rrugëtimit filozofik të Heideggerit. Nuk është fjala as për një monografi, as për një histori të mendimit të Nietzsches, por për një dialog kritik. Ç’është e bukura për Kantin?

Heideggeri thekson se keqkuptimi me estetikën e Kantit lidhet me një përkufizim të kategorisë së të Bukurës në veprën e tij “Kritika e aftësisë së të gjykuarit”.

Aty, e Bukura përkufizohet së pari si diçka që na pëlqen. Më tej, e Bukura cilësohet si një objekt “i kënaqësisë së pastër të soditjes”. Është fjala për kënaqësinë brenda së cilës e Bukura na çilet si e bukur dhe përjetohet, sipas termave të Kantit, “jashtë çfarëdo interesi vetjak”, pra në mënyrë tërësisht të painteres(f.102). Ndërkaq, shijen në estetikë, siç përkujton Heideggeri, Kanti e përkufizon kësisoj: “Shija është fuqi për të gjykuar për një objekt apo për një lloj të përfytyrimit me kënaqësinë e pastër apo me pakënaqësinë jashtë çfarëdo interesi vetjak.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm