Në murin e Kalasë së Petrovaradinit në Novi Sad krahas mbishkrimit të madh të Festivalit “Exit”, mbiu baneri gjigant me hartën e Kosovës dhe flamurin serb, në ditët kur po mbahet kjo ngjarje e njohur botërisht. Deri tash nuk dihet prej kujt është vendosur. Paralelisht me të, ditëve në vijim u shfaq edhe mesazhi tjetër – zemra dhe shenja e paqes.
Harta e Kosovës qe në muret e kalasë në prag të nisjes së festivalit por u hoq dhe kjo nxiti një numër të madh komentesh negative kryesisht në qarqet djathtiste. Kësisoj, deputeti në Parlamentin e Vojvodinës, Gjuraq Jakshiq i Partisë Radikale Serbe në “Twitter” ka kritikuar ashpër heqjen e hartës së Kosovës.
Në ditët në vijim në vendin e hartës së hequr u shfaq tjetri në po atë madhësi – zemra dhe shenja e stilizuar e paqes.
Megjithatë të shtunën e 8 korrikut, baneri me hartën e Kosovës sërish mirëpriti mysafirët e festivalit dhe qytetarët e Novi Sadit.
Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje nga autoritet lokale në lidhje me atë se kush e vendosi atë baner dhe nëse është marrë leje prej organeve komunale. Nuk janë përgjigjur as organizatorët e “Exitit” që zgjat deri të dielën dhe pritet të shënojë 200 mijë vizitorë nga 120 shtete
Festivali “Exit” u themelua më 2000 si lëvizje në betejën për demokraci dhe kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Viteve të fundit synon të distancohet prej ngjarjeve politike dhe organizatorët rrallë deklarohen për tema politike.
-
Flamuri kombëtar shqiptar nxit tensione në protestën në Novi-Sad
-
Demokracia në posterë modifikohet si imazh, thirrje e kujtesë
-
“Mirëdita, dobar dan!” në Kosovë – kontrasti i Serbisë së thyer nga nacionalizimi
-
Pas mbulimit të muraleve në veri, shpërndahen fletushka për vendosje të flamujve serbë
-
Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit