Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot anëtarë të Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, me të cilët ka biseduar për mundësitë e mëtejmë të ngritjes së këtij arti.
“Baleti Kombëtar i Kosovës është pjesë e identitetit tonë kulturor dhe në historinë e tij gjysmëshekullore ka arritur suksese impresive edhe në arenën ndërkombëtare. Me përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, biseduam për mundësitë e ngritjes së mëtejme të këtij arti, si një nga parametrat e vlefshëm të Kosovës në botë. Qeveria e vendit do t'i kushtojë vëmendjen e merituar këtij institucioni, që baleti ynë të vazhdojë punën e tij sipas dinamikave të parapara”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook, përcjell KsP.
-
Haradinaj: Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar se është e gatshme për dialog
-
Haradinaj thotë se Qeveria është e përkushtuar për arsimin e lartë
-
Katari do ta mbështesë Kosovën për njohje të reja e anëtarësim në organizata ndërkombëtare
-
Haradinaj: Fuqizimi i rolit të gruas ka avancuar, por kemi ende punë për të bërë
-
Haradinaj: Qeveria do ta mbështesë programin e Caritasit me komunat