Është hapur në edicionin e 74-t të Festivalit të Cannes Pavijoni i Kosovës. Ky është viti i dhjetë me radhë që Qendra Kinematografike e Kosovës është prezente në Cannes.
E veçanta e këtij edicioni është se Kosova për herë të parë ka dy filma që do ta kenë premierën në festivalin e Cannes: filmi i gjatë artistik nga Luana Bajrami “Luneshat e Kodrës” bashkëprodhim me Francën, i cili shfaqet në programin Director’s Fortnight; dhe film i shkurtë “Pa vend” nga Samir Karahoda i cili garon për Palmën e Artë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdicioni i ri paraqet rikthim në normalitetin e festimit dhe promovimit të filmit pas pandemisë, ku vitin kaluar Kosova mori pjesë në tregun virtual të Cannes.
Shtandi i Kosovës gjendet në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 128.