Për të tetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon të jetë prezent në Festivalin e Kanës me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ky është edicioni 72-të i Festivalit të Kanës ku Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë i cili do të jetë i hapur deri më 21 maj 2019.
Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovojë filmat e fundit Kosovarë në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.
Shtandi i Kosovës gjendet në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 131.
{gallery}
-
Marrëveshja Kosovë-Francë në kinematografi, “moment krenarie” për Ministrinë
-
Hapet Pavijoni i Kosovës në edicionin e 74-t të Festivalit të Cannes
-
Kinematografia e Kosovës mban hapin me pavijon virtual në Cannes
-
Kosova e gatshme të marrë pjesë në tregun e filmit në Cannes
-
Kosova në Cannes synon të hapë dyer të reja për kinematografinë