Kulturë

“Guerilla Art Festival” synon t’i korrigjojë hapësirat publike

Objekti i Fakultetit të kimisë dhe ai i arkitekturës, rruga “Luan Haradinaj”, disa mure të vogla në kryeqytet dhe punëtoria për grafit në “Termokiss”, janë vende në të cilat festivali “Guerilla Art Festival” do ta shtrijë aktivitetin e tij.

Këto lokacione do të bëhen me murale, në edicionin e tretë të festivalit, që do të mbahet midis datave 10 dhe 17 shtator, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Agon Xhelilit, drejtor i projektit të “Guerilla Art Festival”, misioni i këtij festivali do të jetë korrigjimi i hapësirave publike.

“Festivali këtë vit do të vazhdojë misionin e tij në shndërrimin e hapësirave publike në atraksione publike përmes aktiviteteve”, ka thënë Xhelili... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.